Humbja e opozitës në Kukës, Lita: Berisha do drejtoj gishtin tek një tjetër

25 Shtator 2023 | 12:32

Gazetari Lavdrim Lita, u shpreh se fitorja e PS në Kukës ishte e pritshme.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se bashkimi i Sali Berishës me Gazment Bardhin e ka thelluar humbjen në qytetin verilindor për opozitën.

Më tej shtoi se Berisha do të dalë me justifikime vetëm për të mos marrë përgjegjësi.

“Ishte e pritshme sepse gjërat  shkuan mbrapsht për kandidatin e opozitës që shkoi nga Tirana në Kukës për të kandiduar. Vota është masivisht kundër sepse ai nuk ka arritur as rezultatin që ishte më 14 maj për Admir Sinamatin. Kjo është dërmuese për aleancën “Bashkë Fitojmë’. Bashkimi i Bardhit me Berishën e ka thelluar humbjen në Kukës. Kuksianët nuk ta falin imoralitetin,  nuk pranuan Safet Gjicin, po ashtu kanë dënuar dhe imoralitetin e Gaz Bardhit. Emri Vata ishte viktimë e një marrëzie politike e  bërë me duart e tyre. Kjo tregon se qytetarët nuk janë më kurioze për Berishën. Berisha del me justifikime të tmerrshme vetëm për të mos marrë përgjegjësi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026