“Humbje jete, të plagosur dhe të zhdukur”, anija greke fundoset në Detin e Kuq
Një anije mallrash me flamur të Liberisë, Eternity C, është fundosur në Detin e Kuq pranë brigjeve të Jemenit, si pasojë e një sulmi të kryer nga rebelët Huthi, raportoi agjencia Reuters, duke cituar katër burime të njohura me situatën.
Sipas burimeve, një operacion shpëtimi është në zhvillim e sipër dhe pesë anëtarë të ekuipazhit janë shpëtuar deri më tani. Anija, e operuar nga kompania greke Cosmoship Management, kishte në bord 22 persona – 21 filipinas dhe një shtetas rus – si dhe roje të armatosura.
Të dhënat fillestare tregonin se dy persona kishin humbur jetën, sipas Përfaqësuesit të Përhershëm të Liberisë në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), Robert Wilmot Kpadeh. Megjithatë, më vonë kanali grek ERT-news raportoi se numri i viktimave është rritur në tre, ndërsa dy persona të tjerë – përfshirë shtetasin rus – janë plagosur rëndë. Po ashtu, dy anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.
Sipas UKMTO (Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar), anija u sulmua fillimisht më 7 korrik me pesë granata me raketa, ndërsa një ditë më vonë pësoi dëmtime të rënda, humbi shpejtësinë dhe u rrethua nga anije të vogla. Incidenti ndodhi rreth 51 milje detare (95 km) në perëndim të qytetit portual Hodeidah në Jemen.
Ky është një tjetër episod i rëndë në përshkallëzimin e kërcënimeve ndaj transportit detar ndërkombëtar në Detin e Kuq, ku rebelët Huthi kanë intensifikuar sulmet ndaj anijeve tregtare, shpesh në kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve në luftën në Gaza.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë