I dërgoi para babait që luftonte për ISIS, SPAK mbyll hetimet për Muhamet Manollarin

28 Maj 2024 | 14:02

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim, dosjen në ngarkim të Muhamet Manollarit, i cili akuzohet për veprën penale “Financimi i terrorizmit”. Manollari akuzohet për dërgimin e parave për në Siri për të financuar organizatën terroriste ISIS.

Sipas hetimeve, babai i të pandehurit Muhamet Manollari, Mehdi Manollari është larguar në maj të vitit 2013 nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara. Në nëntor të vitit 2016, Mehdi Manollari është futur në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit.

Nga hetimet ka rezultuar se në nëntor të 2018-ës, i pandehuri Muhamet Manollari ka transferuar nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime të transfertave monetare shumën prej 864 euro në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij Mehdi Manollari, i cili në atë kohë ndodhej në Siri dhe ishte pjesë e organizatës terroriste “ISIS”. Sipas SPAK, Mehdi Manollari besohet besohet të ketë vdekur në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama del nga selia e PS me Ballën. Takim edhe me kryebashkiakët

Ka përfunduar pas më shumë se një ore mbledhja e kryeministrit, Edi Rama këte të mërkurë me drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi pak minuta...
09:53 | 24/06/2026

Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)

Kryeministri dhe njëherësh kreu i PS, Edi Rama këte të mërkurën ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku do të zhvillojë një mbledhje me...
08:40 | 24/06/2026

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë në aksin rrugor Lezhë-Milot. Fatkeqesisht një person ka humbur...
08:33 | 24/06/2026