ISIS mund të godasë Shqipërinë dhe Kosovën? Përgjigjet eksperti i sigurisë
Një video-propagandistike, e publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ka përfshire në mesin e 60 flamujve edhe atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë këto vende kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur”.
Një shprehje kjo e cila ka ngjallur panik për mundësinë e goditjes nga një sulm terrorist. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja sipas te cilave ai ka bërë që të shtohen shqetësimet dhe të paralajmërohet mundësia e rikthimit të kontrolleve kufitare.
Për të folur për këtë ishte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj. Ai tha se vigjilenca nuk duhet të ulet kurrë, por shtoi se nuk beson se Shqipëria apo Kosova do të përballen me sulme të tilla.
“Te ne besoj se nuk do praktikohet, pasi edhe numri i refugjatëve te ne janë brenda pikave të kontrollit, nuk ka refugjatë që lëvizin të pakontrolluar. Ndaj unë besoj se për ne dhe për Kosovën nuk ka ndonjë rrezik të lartë.
Natyrisht duhet mbajtur vigjilenca, organet e rendit dhe të sigurisë duhet të jenë gjatë gjithë kohës vigjilentë, por nuk besoj se do ketë ndonjë sulm. Mos harrojmë, në datë 9 të këtij muaji, ISIS-i kërcënoi Spanjën dhe Anglinë duke thënë se do sulmojë stadiumet, unë besoj se atje do përqendrohen sulmet. Pjesë tjetër është për të treguar që ata janë sërish aktiv”,-tha Dritan Goxhaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta