I dërguari i SHBA në Kosovë| Diplomati zbardh arsyet e vizitës “urgjente” të Kasanof
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku komentoi vizitën e të dërguarit të SHBA-së në Kosovë.
Ai tha se vizita e Alexander Kasanof është e një rëndësie të veçantë pasi nëpërmjet tij SHBA ka treguar përkushtimin për arritjen e paqes dhe sigurisë si edhe për avancimin e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.
“Vizita është natyrisht e rëndësisë së lartë. SHBA nëpërmjet ambasadorëve në rajon apo përfaqësuesve special ka treguar përkushtimin, zotimin dhe qëndrimin konsistent të politikës së jashtme në dy prioritete kryesore, njëra që të mirëmbahet paqja dhe siguria dhe e dyta avancimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.
Një gjë që u vu re nga vizita është mos ndryshimi asnjë milimetër i qëndrimeve të administratës Biden dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për Kosovën edhe për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor. Sa i përket mbështetjes dhe synimeve të shteteve të bashkuara të Amerikës për at përfunduar njëherë e mirë procesin e integrimit euro-atlantik.
Sigurisht Serbia është në një pozicion tjetër, por megjithatë është pjesë e partneritetit për paqen me NATO-n gjë që shënon rëndësi të veçantë sa i takon nivelit të bashkëpunimit atje. Natyrisht edhe gjëja tjetër që ishte po ashtu e qartë, që nuk la vend për dyshim se ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet që ka pasur Escobar”,-tha Abazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:23 Mbrojtësi i Egjiptit, Mohamed Hany bëhet lojtari i parë që shënon dy autogola në të njëjtën Kupë Bote
- 08:22 Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti i bashkëshortëve nga Kosova
- 08:18 Kolumbia mposhti Ganën 1-0, kualifikohet në raundin e 16-të të Kupës së Botës
- 08:15 Luftuan deri në sekondat e fundit, Kepi i Gjelbër eleminohet nga Kupa e Botës. Argjentina vijon rrugëtimin
- 08:09 A tha “Bismilah”? Pëshpërima e Cristiano Ronaldos para penalltisë ndez debat në mbarë botën
- 08:01 Digjet një tjetër mjet në Vlorë, shoferi del në kohë nga makina. Zjarrfikësja vendos nën kontroll flakët (VIDEO)