I dogjën makinën e djalit, flet babai: Na kanë zili, po të jenë burra le të vijnë…
Një automjet në pronësi të shtetasi Klodian Cacani u dogj të enjten në Korçë.
Automjetit tip Benz i është vënë flaka nga një person i paidentifikuar teksa ishte i parkuara para banesës së tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, babai i Klodian Cacanit tha se nuk kanë dyshime tek askush, pasi jeton prej 30 vjetësh në atë vend dhe nuk kurrë nuk kanë pasur ndonjë problem.
Ai u shpreh se zjarrin mund ta ketë vënë vetëm nga zilia, për shkak të bizneseve që ka i biri.
“Duhet të jetë çështje zilie për shkak të bizneseve, djali ka marrë nja 6 makina dhe i jep me qira, me dokumentacion të rregullt, me prokurë. Nuk ndihem i kërcënuar, po të jetë burrë, le të dalë që ta dimë kush është. Djalin e kam të shkëlqyer, të përsosur, ku të duash mund të pyesësh”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë