I gjendet pistoleta me silenciator në banesë, shpallet në kërkim 46-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 46-vjeçarin Alush Kallulli, i njohur edhe si Alush Taka, pasi në banesën e tij u gjetën një armë zjarri me silenciator dhe municion i paligjshëm.
Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Shtetasi Alush Kallulli akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë. Shtetasi A. K. alias A. T., 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut