“I gjeta një mesazh në telefon”- Flet burri që rrahu barbarisht gruan police
Detaje të reja janë mësuar nga rasti i punonjëses së policisë në Greqi e cila u rrah barbarisht nga bashkëshorti nga bashkëshorti. Policja 43-vjeçare ndodhet prej ditësh në kujdes intensiv Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Larisës.
Pasditen e së enjtes ajo iu nënshtrua një operacioni delikat, pas këputjes së veshkës që pësoi nga goditjet e rënda që mori në të gjithë trupin.
Mediat greke shkruajnë se fytyra e saj është shpërfytyruar plotësisht, pasi ka shumë mavijosje dhe disa dhëmbë të thyer.
Ajo ka lëndime edhe në bark dhe në organet e brendshme. Policja u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën por mundi të shpëtonte falë ndërhyrjes në kohë mjekëve.
Në momentin e arrestimit, bashkëshorti 53-vjeçar, për të justifikuar rrahjen brutale që kreu me duar, dyshohet se i tha policisë: “Isha i dehur dhe nuk e kuptova që e godita aq fort”.
Sipas avokatëve, 53-vjeçari nuk donte të vriste gruan e tij, por një mesazh në telefonin e bashkëshortes bëri që ai të humbiste vetëpërmbajtjen.
Në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, gruaja deklaroi pas operacionit se burri filloi ta sulmonte barbarisht në momentin që ai i kërkoi të ndaheshin.
“Më ka bërë shumë dëm. Fytyra ime është e shtrembëruar. Më goditi në bark dhe në fytyrë. M’u desh të bëja një operacion në veshkë… U ngjita nga kati përdhe në katin e parë të shtëpisë. Nuk jemi bashkë për rreth një muaj e gjysmë. Që kur i kërkova të ndaheshim më sulmoi menjëherë me duar, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai vazhdimisht përpiqej të më bindte që të mos ndaheshim. E kisha paditur më parë për kërcënim. Ishte hera e parë që më drejtohej”, tha 43-vjeçari.
Ajo që e bën më të rëndë rastin, është se bashkëshorti i saj një biznesmen 53-vjeçar e rrahu brutalisht në sy të fëmijëve të mitur.
Sipërmarrësi 53-vjeçar, pronari i një lokali, u arrestua nën akuzën për vrasje në tentativë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut