I Ngarkuari me Punë i SHBA në Shqipëri, David Wisner vizitë në Gjykatën Kushtetuese
Këtë të hënë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja e kësaj Gjykate, zonja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, zotin David Wisner, i cili shoqërohej në takim nga zonja Mary Kate Butterfield dhe zoti David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.
Pasi e falënderoi zotin Wisner edhe në emër të trupës së gjyqtarëve për këtë takim, Kryetarja Zaçaj e vuri theksin në peshën shumë të rëndësishme që mban Gjykata Kushtetuese në zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis organeve shtetërore, në interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe garantimin e respektimit të të drejtave dhe lirivie themelore.
Gjithashtu, Zaçaj evidentoi edhe sfidat me të cilat përballet kjo gjykatë, më aktualja prej të cilave lidhet edhe me gjyqësorizimin e politikës dhe prirjen për ta përfshirë atë në diskursin politik. Në këtë kontekst, Holta Zaçaj tha se e një rëndësie imperative mbetet ruajtja e integritetit dhe profesionalizmit të gjyqtarëve kushtetues ne ushtrimin e detyrës së tyre, me përkushtim dhe paanshmëri, duke u mbështetur vetëm te Kushtetuta dhe ligjet. Sipas saj sfidë mbetet numri në rritje i çështjeve dhe buxhetimi i pamjaftueshëm në mjetet financiare dhe kapacitetet njerëzore.
Gjykata sipas kryetares së Kushtetueses po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në veprimtarinë e saj, duke qenë e orientuar nga përmbushja e detyrimit për informimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë