“I pabesueshmi Springer“ nga Bertolino në shqip, autori e promovon në Tiranë
Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit është promovuar libri “I pabesueshmi Springer“, nga autori Damian Gonzales Bertolino.
Autori i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe të kritikëve me novelat “I pabesueshmi Springer“, i pasuar nga “Threesomes” të botuara ne vitin 2007, u vlerësua me çmimin e madh kombëtar në vitin 2009, dhe u zgjodh si romancieri i ri më i mirë në Panairin e Librit ne Guadalajara në vitin 2016.
I pyetur nga Euronews për letërsinë shqiptare, Bertolino veçoi Kadarenë si nga më të mëdhenjtë e letrave shqiptare.
“Për sa i përket letërsisë shqiptare, sigurisht njoh Ismail Kadarenë, që ndoshta është nga më të mëdhenjtë e letrave shqiptare. Kam lexuar disa nga veprat e tij, dhe njoh me emër edhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë, por për fat të keq nuk i kam lexuar sepse është e vështirë të gjej përkthim në gjuhen spanjolle”, tha Bertolino.
Tek “I pabesueshmi Springer”, Betolino shkrin kufijtë mes reales dhe fantastikes me një ngarkesë të madhe emocionale, stilistike, dhe kompozicionale.
Autori me një stil të veçantë në letërsinë e jo vetëm të Uruguait, por të Amerikës Latine po qëndron në Tiranë, dhe shprehet i emocionuar nga kryeqyteti, aq sa mund të jetë argumenti i ardhshëm për shkrimet e tij.
“Kam vetëm 24 orë që jam në Tiranë dhe jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ky qytet. Ka qenë një surprizë e këndshme. Kam shëtitur në çdo cep dhe ka një energji pozitive”, u shpreh shkrimtari.
Për këtë arsye autori mendon që në një të ardhme të afërt do të rikthehet në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës
- Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli në Tiranë kthehet në muze
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 13:36 Nga Bavaria në Francë, zhduket ngarkesa me 20 tonë djathë me vlerë 80 mijë euro
- 13:35 Jordania rrëzon disa raketa iraniane që synonin një bazë amerikane