I quajti të neveritshëm në OKB, Vuçiç u kërkon falje sllovenëve
Presidenti serb u ka kërkuar falje sllovenëve të cilët i quajti “të neveritshëm” pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB. Aleksandar Vuçiç deklaroi se në fjalën e tij ai u referohej politikanëve të vendit dhe jo popullit të tij. Ai tha se gjithçka ishte një reagim ndaj politikave anti-serbe.
“Thashë se sllovenët ishin të neveritshëm kur mendova për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Natyrisht ky nuk është fjalori që duhet të përdor, por i referohesha politikanëve të tyre. Popullit slloven i uroj më të mirat. Kam shumë miq dhe familjarë në Slloveni. Kërkoj falje nëse kam ofenduar ndokënd dhe i kërkoj falje të gjithë popullit slloven, por në të njëjtën kohë dua të përsëris se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve të tyre, pasi ata udhëheqin një politikë të neveritshme ndaj Serbisë”, deklaroi Vuçiç.
Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon thirri për sqarim të ngarkuarin me punë të Serbisë në Lubjanë për shkak të komenteve të Vuçiç. Dy vendet kanë qenë pjesë e Jugosllavisë dhe shpesh herë kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që prej pavarësisë së Sllovenisë në vitin 1991.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Sllovenët janë të neveritshëm” – Deklarata e Vuçiç në OKB shkakton reagime
- Përfaqësuesi i Rusisë në OKB i del në krah Vuçiçit: Serbët në Kosovë, të pasigurt
- Osmani në OKB për luftën në Kosovë: Millosheviç e Vuçiç donin të zhduknin shqiptarët
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:37 Të akuzuar për pjesëmarrje në protestat e janarit kundër regjimit, Irani ekzekuton publikisht dy protestues
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën