“I respektoj politikanët, janë lodhur” Arian Çani: Ja çfarë më intrigon te ata…

30 Qershor 2024 | 18:53

Gazetari Arian Çani ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë ndryshe në “Interview” nga Mirela Miroli në Euronews Albania. Ai ka folur për jetën e tij, por edhe për karrierën shumë të gjatë televizive, ndërsa ndau edhe një mendim të tijin se si duhen parë politikanët.

Ai tha se ka respekt për njerëzit e politikës, ndërsa shtoi se te ata i intrigon ambicia e tyre, ndaj ai shprehet se nuk është e drejtë që njerëzit e politikës vetëm të shahen, te ata sipas Çanit fillimisht duhet parë “metamorfoza” që ata pësojnë.

“Unë për këta njerëz kam shumë respekt. Ata janë një shembull për shoqërinë. Është shumë e lehtë që ti shash këta. “Hoi polloi” (turmat e njerëzve) nëpër rrjete sociale, këta vetëm shajnë, ca janë me regji, ca kanë probleme me veten. Ata shajnë gjithë dynjanë. Unë jam kundër tyre, unë do mbroj gjithmonë këta. Sepse këta janë lodhur shumë për të arritur aty ku janë. Nuk është kaq kollaj. Provoje njëherë po deshe, provoje të bëhesh kryeministër, provoje të bëhesh president, provoje të shohësh se çfarë thikash e çfarë minash gjen në atë rrugë atje.

Ne e marrim “hë mos e këta janë hajdut e të korruptuar”, lëreni atë pjesë njëherë e shiko pjesën njerëzore, se si kanë arritur deri atje. Mua më intereson pjesa njerëzore, ambicia më intereson mua. Te njerëzit ambicioz, ka nga ata që shkelin rrugës, futin duart e vjedhin gjëra, ka nga ata që arrijnë të shkelin por nuk kapen, ka e nga ata që nuk vjedhin gjë. Mua nuk më intereson kjo pjesë se unë nuk bëj gazetari investigative, mua ajo që më intrigon gjithmonë është ambicia, a arrijnë të realizojnë ëndrrën e tyre apo jo”,-tha Arian Çani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm

Aktori Lulzim Zeqa ka folur për sfidën e interpretimit të Jagos në shfaqjen “Otello”, duke e cilësuar këtë rol si një nga personazhet më të...
21:49 | 28/06/2026

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026