I riu grek la vendin për të studiuar gjuhën dhe violinën në Shqipëri
Emiljos ka lënë Greqinë për të studiuar në Shqipëri. Ai ndjek Akademinë e Arteve për violinë, por paralelisht po mëson gjuhën shqipe në fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
Ai tregoi për Euronews Albania, se ndodhet në Shqipëri që nga marsi i vitit 2021. Emiljos sot jo vetëm flet, por e lexon dhe e shkruan kuptueshëm gjuhën shqipe e cila i duhet për të vijuar pa problem studimet e tij.
“Në fillim njerëzit kishin shumë pyetje për mua se nuk kuptonin përse jam këtu. Unë kam zgjedhur të studioj në Shqipëri sepse unë besoj profesori im është shumë i mirë dhe ka shumë rezultat. Dhe kam shikuar shumë studentë jashtë dhe më pëlqen rezultati. Familja ime është në rregull se kemi rezultat sesi unë luaj në violinë. Kam shpjeguar shumë te familja im dhe familja ime kanë ardhur këtu dhe shikojnë vetë si është studimi këtu,” – tha 21-vjeçari.
Emiljos është një nga 21 të huajt që po studiojnë shqip. Përgjegjësi i departamentit të gjuhës shqipe, Shezai Rrokaj tha se interesat e studentëve janë të ndryshme, duke nisur nga ato utilitare, ekonomike, kulturore apo studimore.
“Prej vitesh në fakultet janë paraqitur student të kombësive të ndryshme. Kam vënë re dëshirën e tyre shumë të madhe për të mësuar gjuhën shqipe. Shumë dëshirë për të komunikuar, shumë të tërhequr nga gramatika jonë,” – tha Irda Dervishi, pedagoge në fakultetin e gjuhëve të huaja.
Në katër vitet e fundit, 95 studentë të huaj kanë studiuar gjuhën shqipe në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara