I riu që la punën si programues për t’iu dedikuar meditimit
Bersi hoqi dorë nga puna si programues për t’iu dedikuar meditimit, zhvillimit personal dhe udhëtimit nëpër botë.
Personazhi i këtij episodi të “Real People” tregoi se ka jetuar për dy javë i izoluar në një hapësirë në veri të Tajlandës me murgj budistë dhe aty ka mësuar të meditojë. Orari ishte shumë strikt, siç tregoi dhe Bersi.
Ata zgjoheshin në 5 të mëngjesit dhe meditonin rreth 4 orë në ditë.
Çdo aktivitet që Bersi ka mësuar në atë trajnim lidhet me disiplinën e mendjes.
“Trajnime të tilla të shkëpusin nga teknologjia që ti të lidhesh me veten. Në muajt që pasuan unë i bëja pyetjen vetes nëse kjo do të jetë dita e fundit e jetës time, a do të vazhdoja të jetoja si sot? Dhe kjo ishte një pyetje që ne e morëm gjatë trajnimit të meditimit në Tajlandë,” – u shpreh Bersi.
I riu tha se nga ai moment vendosi të shkëputej nga e përditshmja dhe t’i dedikohej diçkaje që nuk ishte e sigurt, por ishte pikërisht ajo që donte të bënte.
LEXONI GJITHASHTU:
Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat
Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj
Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë