I shkuan poshtë shtëpisë, pamjet kur kërcënohet Armand Duka. Gjykata liron 3 persona

4 Shtator 2024 | 13:22

Euronews Albania ka siguruar pamjet eskluzive kur 6 shtetas i kanë shkuar në banesë presidentit të FSHF, Armand Duka, pasi më herët e kishin kërcënuar me sms.

Siç shihet nga pamjet e siguruara këta 6 persona, përfshirë këtu Nazmi Selmanin, kreun e klubit “Iliria”, 3 djemtë e tij, Santiago, Brajan dhe Adolf Selmani, si dhe dy shtetasit e tjerë, Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë qëndruar përpara banesës së Dukës.

Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut, i cili është lojtar në klubin e Tiranës.

Ndërkohë sot, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kreun e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dhe djalin e tij , pasi kanosën për shkak të detyrës kreune  FSHF, Armand Duka.

Ndërsa për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Fillimisht, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë kanosur me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026