“I varur nga droga dhe bixhozi” – Profili i babait që inskenoi rrëmbimin e vajzës
Shtatë ditë pas raportimit për zhdukjen e vajzës 14-vjeçare nga Shkupi, Policia e Maqedonisë së Veriut e gjeti trupin e saj të pajetë, të varrosur në një fshat në afërsi të kryeqytetit.
Pesë persona dyshohen për grabitjen dhe më pas vrasjen e të miturës, ndërsa në mesin e të dyshuarve është edhe babai i saj.
Babai dyshohet se u ka dhënë informacione për vajzën e tij grupit, i cili e ka rrëmbyer me qëllim që të zhvasë para nga e ëma e vajzës. Megjithatë, disa orë pas rrëmbimit, vajza është vrarë me armë zjarri.
Isen Saliu gazetar në RMV tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se babai i 14-vjeçare njihej si një person i varur nga droga dhe bixhozi.
“Informacionet e fundit që kanë dalë në media janë se babai i vajzës që ka qenë i përfshirë në rrëmbimin e saj është një person i varur nga droga, po ashtu edhe një njëri i varur nga kumari dhe si duket këto kanë qenë motivet që e kanë detyruar të bëhet pjesë e një plan i kaq monstruoz”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- 14-vjeçarja e vrarë në RMV me prindër të divorcuar, e ëma sa kishte shitur një pronë
- FOTO| Kush është personazhi publik në RMV që rrëmbeu dhe vrau 14-vjeçaren
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve