Ideja e Macron, ekspertët: Nëse forcon integritetin e Ballkanit, ta pranojmë
Ideja e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një komuniteti gjeopolitik evropian nuk duhet parë me skepticizëm për Ballkanin. I këtij mendimi është Damir Marusiç, ekspert i Qendrës për Evropën në Këshillin e Atlantikut.
Në një intervistë për emisionin “Balkans Debrief” të gazetares Ilva Tare, Marusiç ka nënvizuar se çdo ide evropiane që synon forcimin e integritetit të Ballkanit duhet marrë seriozisht.
“Iniciativa e propozuar nga Macron dhe Charles Michel mendoj se përpiqet t’i japë formë marrëdhënieve midis pjesëve të integruara të Evropës dhe periferisë. Mendoj se është e rëndësishme që të mos jemi cinikë me këtë ide. Duhet të marrim në konsideratë çdo ide europiane që synon përforcimin e integritet rajonal midis vendeve të Ballkanit, por edhe midis Ballkanit dhe Evropës. Çdo propozim që hidhet duhet shfrytëzuar në maksimum. Ka shumë energji të harxhuar se cila duhet të jetë rruga e duhur. Duhet të insistojmë për mënyra që sjellin progres dhe të mos lejojmë që dëshira për perfeksion të kthehet në armikun e së mirës”, thotë Damir Marusiç.
Ndërsa Maja Pisçeviç, po ashtu eksperte për Ballkanin në Këshillin e Atlantikut, thotë se rajoni duhet t’i testojë nismat për bashkëpunim si Procesi i Berlinit, apo Ballkani i Hapur.
“Mendoj se duhet të mbetemi të hapur për çdo lëvizje pozitive dhe për t’i vënë në provë të dyja iniciativat, sepse e vetmja mënyrë që mund të mësojmë se cila është më e mirë është që të matim rezultatet. Dhe shpresoj që një ditë të dyja iniciativat të shkrihen dhe ta çojnë Ballkanin aty ku duhet”, shprehet Pisçeviç.
Aktualisht në projektin Open Balkan bëjnë pjesë krahas Shqipërisë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që iu bashkua vetëm së fundmi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta