IKMT shemb 20 ndërtime pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës, vijon aksioni

14 Shtator 2025 | 15:51

IKMT ka vijuar aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Deri më tani janë shembur platforma betoni, struktura druri, si dhe godina 1- dhe 2-katëshe, të përdorura kryesisht si bujtina dhe objekte shërbimi.

Numri i ndërtimeve të prishura ka arritur në 20, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, për të çliruar plotësisht zonën nga ndërhyrjet e paligjshme.

Objektet e identifikuara janë ngritur në kundërshtim me ligjin, pa leje ndërtimi dhe në kundërshtim me statusin e veçantë të Parkut Kombëtar të Valbonës, i cili gëzon mbrojtje të posaçme ligjore.

IKMT thekson se evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje, me qëllim ruajtjen e integritetit të parkut dhe mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe urbanizimi i pakontrolluar.

Ky operacion është pjesë e një aksioni më të gjerë për lirimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri nga ndërtimet pa leje, të cilat rrezikojnë biodiversitetin dhe shkatërrojnë ekosistemet natyrore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026