Ilir Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Prof. Servet Pëllumbi.
Meta e cilëson Pëllumbin si një figurë të shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, me kontribute të rëndësishme edhe në fushën akademike.
Ai thekson se ka pasur kënaqësinë të bashkëpunojë me të në një periudhë të vështirë të tranzicionit në vend.
“Me hidhërim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Servet Pëllumbit, një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit”, shkruan Meta.
Meta shprehu gjithashtu ngushëllime për bashkëshorten, djemtë dhe familjen Pëllumbi, si dhe për miqtë e bashkëpunëtorët e tij.
“Të prehet në paqen e merituar. I paharruar kujtimi i Prof. Servet Pëllumbit”, përfundon mesazhin Meta.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit