Iljazi-Ramës: Nuk je Altin Dumani, ç’punë ke ti me drejtësinë

4 Shtator 2023 | 22:27

Analisti Ervis Iljazaj ka komentuar ndryshimet në qeveri, ku u vendosën 7 ministra të rinj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama, duke i thënë se ky i fundit nuk ka punë me drejtësinë.

Sipas tij Rama nuk është Altin Dumani që të thotë se drejtësia po bën punën.

“Kushtetuta e Shqipërisë thotë se kryeministri i Shqipërisë është përgjegjës, për të gjithë pushtetin  ekzekutiv dhe administratën publike. Çfarëdo të ndodhë me ministritë dhe administratën, përgjegjës është Rama. Rama nuk është Altin Dumani që të thotë se drejtësia po e bën punën. Ç’punë ka Rama a po e bën apo jo drejtësia punën”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026