Importet e naftës u rritën në mars, çmimi i lartë nuk e kufizoi kërkesën
Importet e naftës në muajin mars 2026 kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke sinjalizuar një zgjerim të konsumit të brendshëm pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve në treg.
Sipas të dhënave, në mars 2026 janë importuar 53,600 tonë naftë, nga 52,100 tonë në mars 2025. Kjo përkthehet me rritje rreth 3%, në krahasim vjetor. Zhvillimi tregon se kërkesa për karburant mbetet e fortë, e nxitur nga aktiviteti ekonomik dhe përdorimi i lartë në sektorë si transporti dhe shërbimet.
Rritja e importit në mars vjen në një kohë kur çmimet e karburanteve kanë qenë të luhatshme dhe në nivele relativisht të larta, çka në teori do të pritej të frenonte konsumin. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë të kundërtën: kompanitë kanë shtuar furnizimin për të përballuar kërkesën.
Në të kundërt, nëse shihet ecuria për tremujorin e parë të vitit 2026, vihet re një rënie e importit total të karburanteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për tre muajt e parë të vitit janë importuar rreth 155,668 ton, duke reflektuar një tkurrje që lidhet kryesisht me performancën më të dobët të muajve janar dhe shkurt.
Kjo dinamikë tregon një fillim viti më të ngadaltë për konsumimin e karburanteve, i cili është rikuperuar pjesërisht në mars. Faktorë sezonalë, kushtet e motit, si dhe luhatjet në aktivitetin ekonomik mund të kenë ndikuar në këtë ecuri të diferencuar mujore.
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër