Imuniteti i Berishës/ Bylykbashi: Goditja në themel e procesit, u anashkalua Kuvendi

24 Tetor 2023 | 22:07

Politikani Oerd Bylykbashi tha se në çështjen “Partizani” goditja në themel është anashkalimi i parlamentit.

Ai tha në “Now me Erla Mëhillin” se nuk është shkelur imuniteti i deputetit Sali  Berisha,  por ai i Parlamentit i cili duhet të mbrojë veten nga “persekutimet politike”.

“Goditja në themel që i ka ndodhur procesit është anashkalimi i Parlamentit. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk është imuniteti i Sali Berishës, imuniteti i Edi Ramës, i Oerd Bylykbashit apo i kujtdo tjetër, është imuniteti i Parlamentit.

Unë kam këtu vendimin e Gjykatës Europiane për këtë, komisioni i Venecias do thotë të njëjtën gjë, doktrina e thotë këtë. Parlamenti mbron veten nga ajo që quhet “bie erë persekutimi politik””,-tha Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026