Incidentet kimike, epidemiologu: Të reagosh në kohë, çelësi për të shpëtuar jetë
Epidemiologu Dritan Ulqinaku foli në emisionin “Health O’Clock” lidhur me projektin e trajnimeve për reagimin ndaj incidenteve kimike të mëdha, materialeve të rrezikshme ose sulmeve nukleare.
Ai tregoi për rastin kur u simulua një incident kimik në një fabrikë dhe u praktikua reagimi në lidhje me të. Ky trajnim u monitorua nga përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të nxjerrin në pah gjërat që janë bërë mirë, si dhe problematikat që në një rast real duhet të minimizohen.
“Pamë një demonstrim të një incidenti kimik që mund të ndodhë në ndonjë fabrikë. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte të shikonim si do të konvergonim dhe si do të bashkëpunonim, jo vetëm ekipet e ndihmës së parë, por edhe me repartin e zjarrfikësve. Ekipi është i përgatitur dhe secili individ e di pozicionin e tij. Isha si drejtues i ushtrimit dhe e them me kënaqësi që kemi të bëjmë me njerëz të kualifikuar, që realisht mund t’u besohet jeta. Fokusi është shpëtimi i sa më shumë jetëve, duke mos rrezikuar personelin shëndetësor, i cili duhet të dijë të mbrojë veten, të dijë të përdorë paisjet personale mbrojtëse dhe, padiskutim, t’u japë ndihmën e shpejtë atyre që kanë nevojë dhe të mundësojë shmangien e viktimave të mundshme nga një menaxhim jo i mirë”, tha Ulqinaku.
Ai theksoi se çdo vonesë në reagim sjell predispozita për humbjen e jetëve dhe se reagimi duhet të jetë në përputhje me rregullat për të qenë sa më efikas.
“Çdo vonesë, çdo mosqasje e duhur mund të konvertohet në viktima. Prandaj kishim një grup vëzhguesish ndërkombëtarë për të thënë se ku vepruam mirë dhe ku dështuam dhe duhet të përmirësohemi, që nga koha e reagimit, mënyra e veshjes, kohëzgjatja e veshjes, mënyra e trajtimit, mënyra e detektimit të lëndëve kontaminuese. Pra, janë të gjitha këto elemente që do të vlerësohen për të dhënë një tabelë të qartë për këtë punë. Ky është dhe ushtrimi që, në të ardhmen dhe në raste konkrete, të gabojmë sa më pak”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha
Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë
Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta