Incidenti me gazetarin e Euronews Albania në Berat, reagon Celibashi

9 Nëntor 2025 | 19:04

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dhënë këtë të diel pas përfundimit të zgjedhjeve një konferencë për gazetarët lidhur me ecurinë e procesit.

Celibashi ka komentuar incidentin e ndodhur me gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, në Berat, ku nuk është lejuar të jetë i pranishëm gjatë monitorimit. I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, kryekomisioneri ka thënë se i vjen keq për situatën e ndodhur.

“Po, jemi vënë në dijeni. Kemi komunikuar menjëherë me Komisionin Zonal. Ata duhet ta dinë se nuk ka asnjë kufizim për median në ambientet që lidhen me procesin. Më vjen keq për atë situatë që ka ndodhur. Ne si institucion jemi përpjekur të japim mesazhin që media të gëzojë aksesin për proceset zgjedhore,” – tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026