Industria e kanabisit në Maqedoninë e Veriut, gjeneron afro 100 milionë € në vit nga 45 kompani te licencuara

14 Maj 2020 | 16:58

Në Maqedoninë e Veriut ekziston tashmë një ligj me të cilin operatorët privatë mund të kultivojnë kanabisin për qëllime mjekësore që prej vitit 2016. Gjatë këtyre viteve, 45 kompani kanë arritur që të fitojnë licencat për prodhim të vajit të kanabisit. Por, kompanitë nuk kanë të drejtë të eksportojnë lulen, apo bimën e papërpunuar, dhe kjo gjë ua ka ulur ndjeshëm mundësitë për përfitime. Për këtë shkak nuk ka një shifër të saktë të fitimit për këto kompani.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka lejuar kultivimin në disa qytete të saj. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për afro 150 mijë metra katrorë sipërfaqe e mbjellur me bimën fitimprurëse.

Në fund të vitit të kaluar, shoqata e kultivuesve të kanabisit në Maqedoninë e Veriut doli disa herë në protesta duke kërkuar votimin e një ligji me të cilin do tu lejohej që ta eksportonin bimën në vende ku ka mundësi ligjore, por për shkak të krizës politike dhe bllokimit që opozita maqedonase i bëri ligjit në Parlament, nuk u arrit që të votohet.

Në skenën politikë të RMV nisën përplasjet e para për këtë ligj, ndërkohë që opozita akuzonte se vetëm familjarë dhe miq të ish kryeministrit Zoran Zaev mund të marrin licencat nga Qeveria e pastaj edhe nga Ministria e Shëndetësisë.  

Insistimi për të patur të drejtë për eksportim të lules së kanabisit është se për të fituar eksperiencën e kultivimit duhen afro një vit, ndërsa për të fituar eksperiencë në ekstraktimin e vajit duhen më shumë se tre vite, ndërsa ky biznes në Maqedoninë e Veriut sapo ka nisur dhe mungon ekspertiza. Kompanitë që kanë leje për momentin punojnë me humbje për shkak se investimet fillestare i kanë disa miliona euro, ndërsa nuk kanë treg ku mund të shesin prodhimin sepse tregu  i Maqedonisë së Veriut është i vogël, ndërsa për të eksportuar jashtë shtetit vajin ende nuk janë gati.

Ka vetëm dy kompani që e kanë ekspertizën për përpunimin e vajit, ndërsa të tjerat janë ende në fazën e rritjes së bimës. Në këtë biznes investimet janë mbi 150 milion euro, ndërsa të punësuar ka mbi 800, por vlerësohet të jetë biznes në rritje i cili për disa vite do të gjenerojë mbi 100 milion euro në nivel vjetor.

Kompanitë që kultivojnë bimën e kanabisit për momentin janë të detyruar që të lënë në bankë garanci prej 1 milion eurosh, dhe 10% të parave nga fitimi t’ia japin shtetit, ndërsa ju kërkohet që të punësojnë të paktën 15 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026