Infektimet me mutacionin britanik në RMV, autoritetet shmangin masat shtrënguese

31 Janar 2021 | 15:31

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut, Benjamin Arifi tregoi se janë diagnostikuar tre persona me mutacionin e ri të COVID-19, ku njëri prej tyre ka humbur jetën.

“Personi i parë për të cilin ka të dhëna zyrtare se është infektuar me mutacionin e ri të COVID-19 tashmë është shëruar,” – tregoi Arifi.

Ndërkohë që deri në këto momente autoritetet nuk kanë bërë me dije se do të marrin masa të tjera shtrënguese edhe pse virulenca e mutacionit të ri është më e madhe.

Janë kryesisht mjekët e spitaleve private që i bëjnë thirrje autoriteteve të konsiderojnë protokolle të reja sigurie, teksa Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut thotë se ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar një valë të re të të infektuarve me COVID-19.

“Në fakt çdo ditë po ngrihen qendra të reja në qytete të ndryshme për pranimin e pacientëve me COVID-19, mirëpo e dhënë shqetësuese është se mbi 3000 punonjës shëndetësor janë infektuar që prej fillimit të pandemisë,” – përfundoi gazetari.

 

Lexoni gjithashtu:

Viktima e parë në RMV, konfirmohen 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026