Infuencerat, çfarë ndikimi kanë në shitjen e librave?!
Nga data 15 nëntor është hapur në Pallatin e Kongreseve Panairi i Librit 2023.
Libra të zhanreve të ndryshëm kanë zënë vend në 100 stenda e shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i Zi, në pritje të lexuesve pa dallim moshe.
Por çfarë lexojnë më shumë shqiptarët dhe sa ndikojnë influencerat në shitjen e një libri apo autori?
Aktivistja Zhaklin Lekatari tha në një intervistë për Euronews Albania se vetë është pjesë e influencerave të librave dhe sipas saj është gjë shumë pozitive që ky lloj marketingu ekziston.
Lekatari tregoi se në audiencën e njerëzve që e ndjekin në rrjetet sociale bisedohet edhe për librat që ajo propozon.
“Unë mendoj se nuk duhet dekurajuar lexuesi, është e mirë që kemi një panair, që nëntori në vendin tonë është kthyer në një muaj të librit. Nuk më pëlqejnë thirrjet mos shkoni në panair se promovohen 3-4 autorë që brenda disa muajsh kanë nxjerrë disa libra, e di që mund të duket vanitoze por më mirë ta kemi këtë se sa mos ta kemi fare”, tha Lekatari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë