Integrimi evropian, ministri i Jashtëm i RMV-së udhëton drejt Brukselit

28 Shtator 2020 | 06:48

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të realizojë një vizitë dy ditore. Kryediplomati i vendit fqinj do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane, si  Josep Borrell, Olivér Varhelyi si dhe Miroslav Lajçak.

Pikë kryesore e bisedimeve pritet të jetë integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut. 

Gjermani, e cila mban postin e Presidencës së Bashkimit Europia ka përsëritur synimin për të mbajtur brenda muajit dhjetor konferencat e para ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë për dy vendet.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në përfundim të Këshillit të çështjeve të përgjithshme në Bruksel, veçanërisht për Maqedoninë e Veriut e cila për momentin është e bllokuar nga një kërkesë shtesë nga Bullgaria për përfshirjen e zbatimit të Traktatit të Miqësisë në kuadrin negociues, ministri gjerman i shtetit për çështjet evropiane, Michael Roth, tha se vendi ka punuar shumë për të arritur deri në pikën aktuale, si me Marrëveshjen e Prespës njësoj dhe me Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.

“Presidenca gjermane i kushton shumë rëndësi situatës në Ballkan dhe përtej kësaj ne dëshirojmë të shohim angazhim të rritur e të thelluar të BE-së tek vendet e rajonit që popujt e tij të kenë besim tek ne. Gjatë presidencës kroate ne dërguam një sinjal mjaft pozitiv për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe njësoj me Maqedoninë e Veriut, dhe në momentin që flasim po punojmë në mënyrë intensive që në dhjetor të mund të organizojmë konferencat e para ndër-qeveritare që puna të nisë në mënyrë konkrete”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Gjermania për negociatat: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor, pa kushte shtesë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026