Inteligjenca artificiale në shkolla, prindërit skeptikë për mësimdhënien
Në planet e Ministrisë së Arsimit, inteligjenca artificale, do të jetë pjesë e mësimdhënies. Prindërit janë skeptikë në lidhje me këto ndryshime. Ata thonë se përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të ketë pasoja negative për fëmijët, madje e shohin si rrezik edhe lejimin e telefonave inteligjentë në shkolla.
“Mendoj se nuk duhet. Besoj se do të ketë efekte anësore, sidomos tek fëmijët. Është e pashmangshme sipas mendimit tim. Çdo gjë pastaj fillon e kopjohet. Nëse fëmijët do të kenë edhe smartphone në shkolla, kjo nuk do të më pëlqente aspak.”
Të tjerë mendojnë se teknologjia ka disa përfitime dhe jo domosdoshmërisht është e keqe, përkundrazi, nëse përdoret siç duhet, mund të ndihmojë nxënësit.
“Nuk ka lidhje me produktivitetin e mësimdhënies apo të nxënësve. Në të vërtetë, shpesh pa dëshirë, kur kërkon diçka të re, celulari është i pari që përdor. Teknologjia, nëse shfrytëzohet mirë, nuk sjell gjë të keqe. Pyetja është: sa të gatshëm janë brezat e rinj ta marrin me pozitivitet?”
Të tjerë e shohin këtë si një hap drejtë zhvillimit të kohës.
“Po ecën bota përpara, pse të mos e ndjekim edhe ne? Fëmijët sot janë dembelë, imagjino kur të përdoret edhe më shumë. Pse jo?
Megjithatë, nuk jam dakord që fëmijët të mos përdorin asgjë vetë dhe çdo gjë ta bëjë inteligjenca artificiale. Edhe lodrat atëherë humbin kuptimin, nuk kanë më lezet.”
IA do të futet gradualisht në mësimdhënie, teksa 95% e shkollave publike pritet të lidhen me internet me shpejtësi të lartë deri në vitin 2027.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid