Rriten shkëmbimet tregtare me BE-në, eksportet zënë 67%, Italia partneri kryesor
Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian për shtatë mujorin e këtij viti, zënë 57% të gjithë vëllimit.
Shifra tregon se Eurozona mbetet partneri kryesor në shitblerjen e mallrave, me eksportet që zënë 67% të vëllimit dhe importet 52%. Në raportin e publikuar nga INSTAT për periudhën janar-korrik 2025, vetëm me Italinë shkëmbimet janë në masën 27%.
Përtej BE-së, gjatë kësaj periudhe u shënua rritje e ndjeshme e eksporteve drejt Kosovës me 72,5%, ndërsa importet nga Turqia dhe Kina vijojnë të rriten. Kjo e fundit ka intensifikuar tregtinë në Shqipëri edhe me shitje, duke sjellë afro 9% të mallrave në këtë periudhë.
Në 7 muajt e parë të vitit, eksportet kushtuan 239 miliardë lekë, ndërsa importet 515 miliardë lekë, duke sjellë një ulje të deficitit tregtar me gati 6 për qind.
Tregtia e jashtme mbetet një nga treguesit kyç të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- 203 miliardë lekë nga eksportet këtë vit, 56% e tregtisë bëhet me BE-në
- Nafta dhe këpucët rritën eksportet në mars, shtohen importet nga Kina
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 08:54 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor