Inter rikthehet në formë, Juventus në krizë rezultatesh pas barazimit me Atalantën
Pas një nisjeje jo të mirë në kampionat, Interi duket se ka rikthyer ritmin dhe sigurinë në lojë, duke marrë trepikëshin e radhës ndaj Cagliarit me rezultatin 2-0.
Skuadra e udhëhequr nga Christian Chivu dominoi në fushë dhe krijoi disa raste të pastra, duke shfrytëzuar si duhet dy prej tyre. Kapiteni Lautaro Martinez zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 9-të, ndërsa në pjesën e dytë ishte talenti Pio Esposito që vulosi fitoren me golin e dytë.
Kjo ishte fitorja e tretë për zikaltrit në këtë kampionat, ku numërojnë edhe dy humbje, ndaj Udineses dhe Juventusit.
Ndërkohë, bardhezinjtë nga Torino kanë regjistruar një tjetër hap fals, duke u ndalur në barazim nga Atalanta – i dyti radhazi për skuadrën e Tudor.
Bergamaskët e nisën më mirë sfidën e së shtunës, duke kaluar të parët në avantazh me anë të Sulemana. Juventus kishte vështirësi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, pas disa zëvendësimesh, Juan Cabal realizoi golin e barazimit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat u detyruan të ndajnë pikët.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata