Interes për pensionet private, skema shtetërore thellon deficitin
Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.
Në fund të marsit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 34.555, duke u rritur me 2875 individë krahasuar me 1 vit më parë.
Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 40 milion euro, duke shënuar një rritje vjetore 6%.
Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 17.877 pjesëmarrëse kundrejt 17.375 meshkuj.
Por ndërkohë që qytetarët u janë drejtuar fondeve vullnetare, skema e pensioneve në shtet ka thelluar deficitin.
Në fund të prillit pagesat e shtetit për pensionet ishin 391 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin 286 milion, 104 milionë euro më pak.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:11 Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)
- 09:45 Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)
- 09:37 Nga vezët te domatet e specat, protestuesit ndryshojnë “arsenalin” para Parlamentit (VIDEO)
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara