Interi ia ndalon vetes titullin pas dramës me Lazion, Napoli ruan kreun
Spektakël dhe emocione në javën e parafundit të Serie A, ku në “San Siro”, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Lazios, duke humbur një mundësi të artë për të marrë kryesimin.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Bisseck, por Pedro barazoi shifrat. Dumfries riktheu epërsinë për zikaltrit, por sërish Pedro, këtë herë nga pika e bardhë në minutën e 90-të, vendosi rezultatin përfundimtar.
Në kohën shtesë, Interi gjeti rrjetën me Arnautovic, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë, Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Parmës. Me këtë rezultat, skuadra e Antonio Contes ruan avantazhin minimal prej një pike ndaj Interit, duke e lënë gjithçka të hapur për javën e fundit.
Napoli pret Kaljarin në shtëpi, ndërsa Interi udhëton drejt Comos.
Në “Olimpico”, Roma zhvilloi një ndeshje të fortë ndaj Milanit, duke fituar 3-1. Mancini, Paredes dhe Cristante ishin autorët e golave për verdhekuqtë, ndërsa Joao Felix shënoi për kuqezinjtë.
Juventus u rikthye në formë me një fitore 2-0 ndaj Udineses, falë golave të Gonzales dhe Vlahovic, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Leçe arriti një fitore të rëndësishme ndaj Torinos, me një gol të vetëm nga mesfushori shqiptar Ylber Ramadani nërkohë, Monza është skuadra e parë që ka zyrtarizuar rënien në Serie B për sezonin e ardhshëm.
Java e 38-të do të përcaktojë kampionin, pjesëmarrësit në Champions League dhe skuadrat që do të zbresin nga kategoria, në një prej sezoneve më të luftuara të viteve të fundit në futbollin italian.

LEXONI GJITHASHTU:
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit