Inxhinieri biomjekësor: Njerëzit, një lloj majmuni i avancuar prej teknologjisë
Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika thotë se njerëzit janë një lloj majmuni i avancuar për shkak të tekonologjisë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Mertenika e ka konsideruar si një lloj metamorfoze, ndryshimin që mund të pësojë njeriu pas shumë vitesh, për shkak të përdorimit të pajisjeve tekonologjike.
“Unë mund ta konsideroj një lloj metamorfoze ndryshimin. Teknologjia është ajo që po ndikon dhe po e bën këtë pjesë. Mund të jemi një lloj majmuni shumë i avancuar në aspektin e teknologjisë.
Duke pasur parasysh që gjatë gjithë kohës jemi duke përdorur smartphone për të kërkuar informacion, ose duke procesuar në kompjuter. Mendoj që ky është një prototip që 90% është i saktë”, theksoi ai.
Për shumë njerëz, një moment i vetëm pa telefonin ose laptopin në dorë mund të duket si një jetë e tërë. Por një model i tmerrshëm mund t’ju inkurajojë të kaloni më pak kohë me pajisjet tuaja teknologjike. Studiuesit kanë krijuar një model grotesk të quajtur ‘Mindy‘, për të cilin ata thonë se ofron një paraqitje të përafërt se si mund të duken njerëzit në më pak se 800 vjet si rezultat i mbështetjes sonë në teknologji.
Me një shpinë të përkulur, qafë të gjerë, dorë me kthetra dhe madje edhe një grup të dytë qepallash, Mindy ‘mund të jetë njeriu i 3000 e më tej’.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë