Inxhinieri Mertenika: Specialisti i mirë ia del gjithmonë edhe në Shqipëri
Inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika tha në “Good Morning Albanians” se një specialist i mirë duhet të investojë në trajnime për veten.
Ai tha se nëse të rinjtë mësohen të investojnë në vete me trajnime, ata do e kenë më të lehtë të arrijnë objektivat e tyre kudo që të jenë. I pyetur nëse kjo gjë mundësohet në Shqipëri, Mertenika tha se patjetër që kushdo që ka disa objektiva e do ti arrijë e gjen mundësinë kudo.
“Nëse një specialist i mirë i vë një target vetes, që do trajnohet mirë, do zhvillohet vetë dhe qëllimi kryesor është të bëjë konkurrencë dhe të eliminojë konkurrencën, unë mendoj se dyert janë të hapura kudo që të shkosh. Duhet të investosh në veten tënde që të arrish objektivat.
Duhet të zhvillohesh vazhdimisht, nëse e bën këtë ti bëhesh aset për kompanitë dhe kompanitë të duan dhe të motivojnë. Nëse unë dhe të tjerët duam të rrimë në zonën e komfortit thjesht do marrim një pagë dhe kaq. Edhe në Shqipëri janë disa kompani specifike që i çojnë të punësuarit e tyre për trajnime, por janë shumë të pakta”,-tha inxhinieri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekspertja e punësimit: Nuk respektohen kontratat e punës, firmos 10 faqe pa e ditur
- Zelenskyy: Ne do t’i bashkohemi NATO-s vetëm pasi ta fitojmë luftën
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë