‘Irani s’vepron i vetëm’, Salianji: Shqipëria është sulmuar nga minimalisht 3 shtete
Deputeti demokrat Ervin Salianji, thotë se Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet të kenë sa më shpejt një përgjigje se si ka rënë sistemi dhe a kanë pasur hakerat bashkëpunëtorë nga brenda.
Në një intervistë për Euronews Albania, Salianji u shpreh se Shqipëria është objekt i sulmit kibernetik nga minimalisht tre shtete që kanë interesat e tyre gjeopolitike.
“Shqipëria është në një sulm kibernetik nga minimalisht tre shtete që kanë interesat e tyre gjeopolitike. Shqipëria si vend ka rëndësi specifike. Të gjitha vendet e rajonit kanë pësuar sulme, edhe më të rënda, por të vetmit që kemi dështuar jemi ne. Të gjitha sistemet e tjera që kanë pësuar sulm, kanë rezistuar”, tha deputeti i PD.
‘Homeland Justice’ publikoi një ditë më parë dokumente të tjera nga skedarët e policisë.
Bëhet fjalë për persona të dyshuar kontingjentë të përfshirë në krime.
Rreth 2 javë më parë, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” publikoi video nga disa pika kufitare dhe dhoma shoqërimi në komisariate.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta