Ish-ambasadori i Kosovës në BE dhe NATO: Kurti t’i përgjigjet çdo ftese për takim
Ish-ambasadori i Kosovës në BE dhe NATO, Bernard Nikaj, tha në një intervistë për Euronews Albania se çfarë është me rëndësi në këto momente për shtensionimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është lirimi i 3 policëve.
Sipas tij, detajet për ngjarjen mund të konsultohen më vonë, por 3 zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të kthehen te familjarët e tyre.
Ndërsa tha se është e drejtë që Albin Kurti t’i përgjigjet çdo ftese për çfarëdo takimi, Nikaj shtoi se është e paqartë çfarë vendimi mund të marrë kryeministri i Kosovës.
“Zotin Kurti është vështirë që ta racionalizojmë në veprimet e tij, sepse po ta racionalizonim nuk besoj që do të kishim mundur të paramendojmë që një kryeministër i Kosovës vjen në një pozicion të tillë me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në dhe SHBA-në, sepse Kosova ka ndërtuar një histori të koordinimit dhe bashkërendimit me këta aleatë ndërkombëtarë që kanë qenë kyç në lirinë por dhe në shpalljen e pavarësisë të Kosovës, prandaj edhe në këtë moment është e paqartë se çfarë do të bëjë zoti Kurti,” – deklaroi Nikaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë