Ish-deputeti i PD-së: Gazment Bardhi është në shkelje të statutit
Ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj tha në një intervistë në Euronews Albania se Gazment Bardhi është në shkelje të statutit të Partisë Demokratike.
Sipas tij, Bardhi solli në kryesi disa anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike të pakonfirmuar në këshillin kombëtar me mendimin se ka rregulluar raportet në kryesi.
“Vetë Gazment Bardhi është në shkelje të statutit të Partisë Demokratike sepse në momentin që është bërë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike automatikisht është nënkryetar i Partisë Demokratike, pra bie ndesh me statutin. Ka shkelur statutin ndërkohë që solli në kryesi disa anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike të pakonfirmuar në këshillin kombëtar, pra me mendimin se ka rregulluar raportet në kryesi dhe do të mposhte vendimin e kryesisë së Partisë Demokratike, pra ishin 3 vendime shumë të rëndësishme të Partisë Demokratike, e theksoj edhe njëherë, Kolegji i Kryetarëve, kryesia e Partisë Demokratike dhe Këshilli Kombëtar,” – u shpreh Haklaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet për kreun e PD, Saliu: Thjesht një farsë, dihet kush i fiton
- Lulzim Basha nis fushatën për kreun e PD
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:17 Sulmi amerikan godet juglindjen e Iranit, dëmtohet aeroporti, plagoset një civil
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 07:11 Axios: Trump i zemëruar me Netanyahun, propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-35
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…