Ish-drejtori i CIA-së për Euronews: Hamas duhet të shkatërrohet, nuk bën negociata
Ish-drejtori i CIA-së, David Petreaus në një intervistë për Euronews Albania ka folur në lidhje me luftën Izrael-Palestinë që filloi më 7 tetor, ku ka marrë qindra jetë njerëzish, mes tyre dhe fëmijë.
Ai theksoi se Hamas duhet të shkatërrohet ndërsa shtoi se Izraeli duhet të dalë me një plan pas lufte.
Petreaus e cilësoi Hama sis një grup që nuk është në gjendje të bëjë negociata e as të pajtohet.
“Ajo që duket e qartë është se shpërqendrimi nga Hamas pasi Izraeli i kishte krijuar kushtet me forcë ajrore dhe me drone, duhet të shkonin shtëpi më shtëpi në përpjekje për të shkatërruar një armik. Unë bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet. Ky është një grup ekstremist, nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar. Ata duhet të shkatërrohen. Izraeli ka diçka të tillë për qëllim. Megjithatë unë mendoj se do ishte mirë nëse Izraeli do të shpallte planin postë konfliktit në mënyrë që duhet të marrë nën kontroll qeverisjen e Gazës. Kjo luftë ka marrë jetë njerëzish të pafajshëm”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplaset makina me motorin në Elbasan, përfundon në spital 51-vjeçari
- Medalje ari në boks, Shqipëria triumfon në kampionatin ballkanik
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit