Ish-drejtori i policisë shkruan për “Brengën e Prokurorit”, ja cilit i referohet
Mbrëmjen e djeshme ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi promovoi librin e tij të ri, romanin “Brenga e Prokurorit”. Prej disa vitesh ai na ka zbuluar më shumë për anën e tij artistike duke sjellë disa libra për publikun.
Prençi ka shkruar me parë edhe dy libra atë me poezi; ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe romanin “Anja”. Ashtu si në romanin Anja, edhe në këtë roman duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se kujt i është referuar në këtë libër dhe tregoi arsyet pse.
“Duke qenë se unë kam punuar dhe në prokurori dhe në polici shumë vite. Korniza e detyrës të mbajnë mbërthyer ndërsa letërsia dhe arti të japin një lirshmëri tjetër, një fuqi tjetër për t’i shprehur gjërat në një mënyrë tjetër. Për lexuesin janë gjëra konkrete që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Ndonëse personazhi kryesor është një prokuror. Prokurori është njeri para se të jetë prokuror dhe ka të gjithë problematikën e tij nën lëkurën e tij, brenga, problematike si familjare dhe shoqërore.
Personazhi im kalon në retrospektivë dhe në kohën dhe në fëmijërinë e tij dhe në kohën e komunizmit. Prokurori nuk ka lidhje me mua. Janë shumë episode që kanë të bëjnë me vrasje me korrupsion, me trafik droge”-tha ai.
Ai ka fituar çmimin “At Gjergj Fishta”, finalist i çmimit kombëtar të letërsisë për vitin 2020.
Për shumë vite ka drejtuar institucione të rëndësishme ligjzbatuese. Ndërkohë ai vazhdon aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si Komisioner pranë Avokatit të Popullit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve