Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala komenton përballjen e parë të Sylvinho
Kombëtarja Shqiptare luan më 27 mars ndeshjen e parë në eliminatoret e Kampionatit Europian, kundër Polonisë. Ish-kapiteni Altin Lala thotë se marrja e pikëve ndaj polakëve nuk është e pamundur.
Marrja e pikëve në Poloni nga Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk shihet si e pamundur nga ish-kapiteni Altin Lala. Në një intervistë për Euronews Albania, Lala tha se fakti që futbollistët e njohin njëri-tjetrin, është një plus për ekipin.
“Mungesat, ndikojnë. Shpresoj që ky grup, kanë luajtur prej vitesh bashkë, ky mund të jetë plus. Shpresojmë që të marrim pikë në ndeshjen Poloni, nuk është e çuditshme,” – u shpreh Lala.
Lala tha se është kurioz për skemat që trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, do të zbatojë në ndeshjen e 27 marsit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Europian.
“Ai nuk do të shkojë në Poloni për të sulmuar Poloninë. Skuadra duhet të jetë kompakte dhe të mos i lërë hapësira Poloninë, me kundërsulme. Jam kurioz,” – sqaroi ai.
Edhe pse e cilësoi Poloninë si ekipin favorit, Lala theksoi se diferenca me Shqipërinë nuk është e madhe. Për ish-kapitenin është me rëndësi që ekipi kombëtar të largohet nga mentaliteti i humbësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut