Abazoviç duhet të dorëhiqet, ish-këshilltari: Tregoi papjekuri politike
Vasel Camaj, ish-këshilltar politik i Dritan Abazoviç tha se kryeministri shqiptar i Malit të Zi ka treguar shumë herë papjekuri politike, pasi nuk ka arritur ta kuptojë realitetin e komplikuar politik në Mal të Zi.
Në një intervistë për Euronews Albania Camaj u shpreh se Abazoviç nuk u bë kryeministër nga vullneti i popullit, po i gjendur rastësisht mes dy grupeve të mëdha politike, pajtimi i të cilëve siç shpjegoi ka qenë gjithmonë i vështirë.
“Ai e ka humbur ndjesinë për politikë reale, kam qenë këshilltar i tij dhe jam munduar t’i tregoj se mali i zi është larg kozmopolizmit që ai pretendonte. Qëllimet i ka pasur të mira, por është treguar politikisht papjekuri për të realizuar disa projekte që do ta çonin Malin e Zi përpara”, tha Camaj.
Ai tha se Abazoviç po tregon dobësi dhe papjekuri politike duke mos dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë një qeverie të re.
“Edhe këtë që po bën në Parlamentin e Malit të Zi duke e ditur që 90 për qind e deputetëve ja kanë shprehur mosbesimin dhe nuk jep dorëheqjen është dobësi e tij personale. Për mua do të ishte më e mira zgjedhjet e reja; një qeveri teknike me përfaqësues të të gjithë spektrit të përgatisin terrenin për zgjedhje të lira në Mal të Zi”, u shpreh Camaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve