Ish-kongresmeni thirrje ish-krerëve të UÇK në Hagë: Qëndroni të fortë

23 Maj 2025 | 20:48

Ish-kongresisti amerikan, Tony P. Hall u ka dërguar një letër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke i inkurajuar ata të qëndrojnë të fortë dhe plot guxim në betejën për drejtësi.

Tony P. Hall kishte vizituar familjeve e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë para dy vitesh, për çka falënderon për mikpritjen e madhe.

“Mbahuni të fortë dhe të guximshëm, keni ende shumë për të bërë dhe keni mjetet shpirtërore për ta bërë këtë”, shkruan ish-kongresisti amerikan nga shteti Ohio në letrën e tij, raporton KosovaPress.

“Së pari, dua të them sa mirënjohës jam për miqësinë tuaj. Mendoj shpesh për ju dhe lutem rregullisht për ju, familjet tuaja dhe për Kosovën. Edhe pse gjatë kësaj vizite nuk arritëm të takoheshim personalisht, ta dini se ju nuk jeni harruar. Unë kam gjetur inkurajim të madh nga udhëzimi në shkrimet e shenjta se “Ne nuk i fiksojmë sytë tek ajo që shihet, por tek ajo që nuk shihet, sepse ajo që shihet është e përkohshme dhe ajo që nuk shihet është e përjetshme”.

Prandaj, mos u dekurajoni nga fakti se nuk munda të ulem sot së bashku me Ju, sepse unë jam me ju, pikërisht jashtë këtyre mureve! Vij edhe me miq tjerë që doja t’jua prezantoja, sepse shoqëria jonë po rritet, pavarësisht kufizimeve që kanë vënë ca njerëz! Kjo është një nga pikat e forta të besimit tonë, prandaj mbahuni të fortë dhe të guximshëm.

Së dyti, mos harroni se, edhe pse mund të jeni të mbyllur atje, forca juaj e vërtetë është te Zoti. Kur mendoj për situatën tuaj, më kujtohet forca që unë dhe miqtë e mi përjetuam kur punuam për pajtim në Tokën e Shenjtë. Ne besuam se ” Zoti nuk na ka dhënë një frymë frike, por fuqie, dashurie dhe vetëkontrolli… dhe me anë të Frymës së Shenjtë, që banon brenda nesh, ruajeni amanetin e shenjtë që ju është besuar”, thuhet mes të tjerash në letrën e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026