Ish-kryeministri i RMV-së dënohet me 9 vite burg për herë të katërt

21 Maj 2022 | 12:50

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruye është dënuar për herë të katërt që nga viti 2018 me nëntë vite burg për shpërdorim detyre.

Ai u shpall fajtor për urdhërimin e shkatërrimit të një kompleksi dhe biznesi shumë milionë eurosh në Shkup, në vitin 2011.

Prokurorët thanë se incidenti ishte një akt hakmarrjeje politike dhe se kompleksi i përkiste kreut të një partie të vogël që sapo ishte larguar nga qeveria e Gruevskit.

Ish-ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, ish-Kryebashkiaku i Shkupit dhe një Zyrtar komunal janë burgosur për këtë rast në bashkëpunim me Nikola Gruye.

Ata u shpallën fajtorë për deklarimin e rremë të ndërtimit të paligjshëm dhe lehtësimin e prishjes së tij me eksploziv.

Gjykata në Maqedoninë e Veriut urdhëroi që të tre të paguajnë bashkërisht 11 milionë euro dëmshpërblim, përveç dënimeve me burg.

Ish-kryeministri 51-vjeçar jeton në Hungari për më shumë se tre vite, për shkak se ndaj tij rëndojnë shumë akuza të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026