Ish-ministri Çollaku: Të ishte gjetur zgjidhje për zgjedhjet serbe në Kosovë

25 Mars 2022 | 09:53

Ish-ministri i Integrimit në Kosovë, Bekim Çollaku tha se Albin Kurti duhet të kishte gjetur një zgjidhje për mbajten e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Duhet të kishte gjetur modalitete për t’i mbajtur këto zgjedhje, pasi nuk duhen ngritur tensionet”, u shpreh Çollaku për emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania.

Çollaku ndodhet në Hagë, ku ka shkuar për seancën gjyqësore të ish-komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Kjo ditë ka përkuar me 23-vjetorin e sulmeve të NATO-s në Kosovë kundër pikave ushtarake të Serbisë.

Akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së për krime lufte janë të pabaza sipas Çollakut, i cili thotë se ata po mbahen në paraburgim pa të drejtë.

“Janë liderë të mirëfilltë, patriotë të vërtetë të cilët nuk thyen asnjë rrethanë. Paradoksi i përpjekjes për liri që përfundon në akuzën për kriminelë lufte, është diçka e dhimbshme”, u shpreh Çollaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026