Ish-ministri i Arsimit: Në 90% të shkollave nuk ka ngrohje
Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj shprehet se në 90% të shkollave në Shqipëri nuk ka ngrohje.
Ai nënvizoi se kjo e dhënë është publikuar edhe në një raport të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Duhet të bëhen shkolla me kushte normale për nxënësit, që të ketë ujë të rrjedhshëm, kushte higjienike dhe të ketë ngrohje. Pse duhet të mbyllen shkollat në Tiranë, ku shumica e tyre kanë një sistem ngrohje?”, tha ai në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Sa i përket vendimit të Ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave, ish-ministri u shpreh se ky vendim mund të jetë marrë për shkak të përhapjes së Omicron nëpër shkolla.
“Shqipërisë i duhet një strategji e re për shkollat. Përgjegjësi për këtë gjë ka edhe pushteti lokal”, u shpreh ai.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt