Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

24 Qershor 2024 | 13:02

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Sipas burimeve për Euronews Albania, Tahiri shoqërohet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga avokati Maks Haxhia.

Po ashtu mësohet se SPAK po heton pasurinë e Tahirit. Sipas burimeve të Euronews Albania më herët në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka pyetur edhe disa biznesmenë me të cilët familjarët e ish-ministrit Tahiri kanë patur transaksione financiare.

Kujtojmë se më 4 shkurt të vitit 2022,Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pas një seance të gjatë, dënoi Tahirin me pesë vjet burg për “shpërdorim të detyrës”.

Për shkak se Tahiri pranoi gjykimin e shkurtuar, dënimi u ul në tre vjet e katër muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” duke i “shpëtuar” akuzave të tjera të ngritura nga Prokuroria si: “Korrupsion i zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Dënimin prej 16 muajsh e ka vuajtur në burgun në Kosovë të Lushnjës.

Ish-ministri i brendshëm, u vu nën hetim në vitin 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët Tahiri ka lidhje farefisnore. Ata janë të akuzuar për trafik lëndësh narkotike dhe ky grup është duke u hetuar edhe në Itali.

Asokohe, në aktakuzë, Prokuroria përmendte katër episode të trafikimit të drogës drejt Italisë, ku sipas hetuesve ishte përfshirë edhe ish-ministri. Për këtë akuzë u kërkua dënimi me 12 vjet burg. Për shkak të mungesës së provave, Gjykata e dënoi vetëm për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e kundërshtoi vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi ta kthej çështjen në shkallën e parë.

Beteja vijon në Gjykatën e Lartë, ku ish-ministri kërkon pafajësi, ndërsa Prokuroria kërkon që Tahiri të mos dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por për favorizim të trafikut drogës drejt Italisë, si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026