Ish-ministri i Jashtëm kroat: Ja kur do ta njohë Serbia Kosovën
Ish-ministri i Jashtëm kroat, Davor Ivo Stier komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania situatën mes Kosovës dhe Serbisë, duke pohuar se askush nuk pret që Beogradi ta njohë zyrtarisht Prishtinën.
Sipas tij ajo që po tentohet me dialogun është të udhëzohen dy vendet për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Ohër.
“Nuk është rastësi që Borrell dhe Lajçak janë të dy nga vende që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Gjithsesi, po zbatojnë një qasje shumë pragmatike që do ta lejojë Kosovën të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, e Bashkimit Evropian. Duke pasur këto dy ndërmjetës dhe lehtësues dialogu, mendoj se po tregojnë rrugën se askush s’po pret që Beogradi ta njohë zyrtarisht Kosovën, por duhet të zbatojë Marrëveshjen që është arritur në Ohër dhe të ecë përpara. Kjo do të lejojë të krijohet një arkitekturë paqeje dhe sigurie.
Nëse njohja zyrtare do vijë në një moment te caktuar, kërkon një diskutim, por duhet të zbatojmë në praktikë atë që është arritur në marrëveshje, edhe nëse nuk është firmosur, është krijuar marrëveshja dhe duhet zbatuar. Duhet t’i kërkojmë autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd të ecin përpara dhe ta zbatojnë. Edhe Beogradi duhet ta bëjë. Kjo përfshin moskundërshtimin për përfshirjen e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është shumë e qartë,” – u shpreh Stier.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori