Ish-presidenti i Perusë, Martin Vizcarra dënohet me 14 vjet burg për korrupsion

27 Nëntor 2025 | 08:46

Ish-presidenti i Perusë, Martin Vizcarra është dënuar me 14 vjet burg pasi gjykata e shpalli atë fajtor për ryshfet ndërsa ishte guvernator i shtetit të Moquegua nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Vizcarra, i cili udhëhoqi Perunë nga viti 2018 deri në vitin 2020, u dënua me burgim të menjëhershëm dhe me ndalim të mbajtjes së posteve publike për nëntë vjet. Ai pritet të apelojë vendimin e gjykatës.

Vizcarra pretendon se dënimi i tij u shqiptua si hakmarrje ndaj grupeve rivale politike të krahut të djathtë që kontrollojnë Kongresin, veçanërisht ish-presidentit të ndjerë Alberto Fujimori. Si president, Vizcarra u përplas me këto grupe dhe përfundimisht shpërndau Kongresin.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është hakmarrje. Por ata nuk do të më shtypin”, tha ai.

Një gjykatë penale në Lima, arriti në përfundimin se Vizcarra mori pagesa të paligjshme nga kompanitë në këmbim të dhënies së kontratave për dy projekte të mëdha – një sistem ujitjeje dhe ndërtimin e një spitali – gjatë mandatit të tij si guvernator i Moqueguas.

Vizcarra mori detyrën në mars të vitit 2018 pas dorëheqjes së Pedro Pablo Kuczynskit, i cili në atë kohë ishte kreu i shtetit.

Në nëntor 2020, Parlamenti i Perusë votoi për të shkarkuar Vizcarra-n nga pozicioni i presidentit të vendit për shkak të raportimeve për përfshirjen e tij në skema korrupsioni në Moquegua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026