Ish-shefi i antidrogës: Më keq se koha e Lazaratit, meritojmë titullin narko-shtet
Ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani tha në “Review” se tashmë e meritojmë titullin “narko-shtet”, pikërisht prej sasisë së madhe të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas tij, situata aktuale, nisur dhe nga zbulimi i serës me kanabis në Berat, është shumë më keq se koha e Lazaratit.
“Nuk mund të krahasohet fenomeni Lazarat me fenomenin e mbjelljes apo të trafikut të drogës sot ku ne kemi merituar me diplomë titullin narko-shtet në të gjitha instancat ligjzbatuese të vendeve partnere, kufitare apo dhe më gjerë, e deri në Ekuador ne jemi cilësuar si një narko-shtet tashmë,’ – u shpreh Zagani.
700 arka me kanabis dhe 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 870 kilogramë janë sekuestruar në serën në Berat.
Pronari është një 36-vjeçar, ndërsa gratë që paketonin produktin po hetohen për të kuptuar rolin e tyre në organizatë. Ato ishin kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng